“Kuvendi ka bërë përparime në kuadër të funksionimit të tij, por jemi të ndërgjegjshëm se demokracia në zhvillim që kemi ka nevojë për një Parlament më të fortë”, deklaroi Meta, duke falënderuar BE-në për një projekt financimi për fuqizimin e Kuvendit.
Meta deklaroi gjithashtu se, më në fund, i është hapur rrugë punës së Kuvendit për reformën në drejtësi.






















