Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se partitë politike brenda koalicioneve tashmë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën.
Sipas tyre, koalicionet e lidhura mund të bëhen “zjarr” që do t’i djegë partitë e vogla dhe do të shkaktojë “tërmet” pas zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve shprehen të vendosur se do të triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.
E përderisa të tria këto taborëve synojnë që në krye të ekzekutivit t’i sjellin kandidatët e tyre, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin, analistët konsiderojnë se çështja e kryeministrit nuk është e mbyllur, pa marrë parasysh se cili nga këto grupacione del triumfues në zgjedhje.






















