Banorët i janë drejtuar Komunës së Prishtinës me një kërkesë për rregullimin e rrugës dytësore dhe ndërtimin e urës.
“Ne banoret e lagjes “Xhemajli” në Keqekolle, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës rregullimin e rrugës që na lidh me arat punuese, si dhe shtëpive tona ne anën tjetër të lumit”, thuhet në kërkesën e banorëve e cila i është drejtuar Komunës në Platformen digjitale e që është përcjell edhe me një fotografi të gjendjes ekzistuese.























