Kryeziu në emisionin “Fakt Plus” të Tribuna Channel ka akuzuar Lidhjen Demokratike për keqeverisje, duke u shprehur se Isa Mustafa ka treguar performancën më të dobët në të gjitha qeveritë e pasluftës.
Ai u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë vendime në të mirë të vendit, pa e shikuar interesin e saj. Duke shtuar se vetë lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike dhe lënia e postit të kryeministrit për Isa Mustafën, tregon se për PDK-në primare është qytetari i vendit, e jo egoja për pushtet.
Sipas tij, njëjtë ka ndodhur edhe me koalicionin e fundit me AAK-në dhe NISMËN, ku u shpreh se Kadri Veseli ha hequr dorë nga egoja për t’u bërë kryeministër, vetëm e vetëm për të mirën e vendit.
Kurse, Sali Morina, nga Lidhja Demokratike, u shpreh se partia e tij ka treguar gjithmonë një gadishmëri për t’u sakrifikuar për të mirën e qytetarëve të vendit.
Ai tha se që nga koha e Ibrahim Rugovës, ku ky i fundit kishte liruar postin e kryeministrit për Bajram Rexhepin dhe Ramush Hradinaj, e deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë compromise të dhimbshme për partinë, por për të mirën e përparimit të vendit.
Morina, ka vlerësuar lartë performancën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, duke shtuar se PDK u frikësua nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj ndodhi edhe votimi i mocionit të opozitës.






















