Ai përmes një postimi në Facebook ka pëgëzuar Uta Ibrahimin që ka ngjitur majën më të lartë në botë, atë të Everestit.
“Gratë kosovare janë lidere botërore në kulturë, muzikë, sport. Ndërkaq, sot, Flutura “Uta” Ibrahimi dëshmoi se me shumë punë arrihen edhe suksese kulmore. Urime Utës që e pushtoi majën më të lartë të botës”, ka shkruar Veseli në Facebook.






















