Ani pse nuk është kandidat për kryeministër ai vazhdon të jetë aktiv në Facebook. Veseli publikon në ditë deri në 4 postime nga aktivitetet ditore. Kanidati i PDK- AAK – NISMA, Ramush Haradinaj ka 130 mijë pelqime dhe poston deri në 3 postime në ditë nga aktivitetet e tij partiake.
Kundërkandidati i Haradinajt, Avdullah Hoti duket se ende nuk është nxitur shumë të bëjë fushatë në Facebook. Ai ka nga 2 postime në ditë dhe 27 mijë pelqime. Shefi i Hotit, Isa Mustafa, që disa herë e ka mbyll dhe hap Facebook ka 55 mijë pelqime dhe publikon deri në 3 postime në ditë. Por e vecanta e tij është se postimet i ka vec deklarative, duke u marrë me kundershtaret e tij.
E ai që tash e sa ditë e ka hapur llogarinë në Facebook, Albin Kurti nuk është se ka arritur pak në Facebook. Për pak ditë ai ka marrë 24 mijë pelqime dhe këto ditë ka bërë deri në 2 postime në ditë, qoftë deklarata politike apo nga aktivitetet e tij.






















