“Incidenti ka ndodhur në Luginën Tirah, pranë kufirit me Afganistanin”, tha zyrtari i administratës lokale, Manzoor Bukhari.
Makina është shkatërruar krejtësisht dhe nuk ka të mbijetuar, shtoi ai.
Në fundjavë, në të njëjtin rajon, janë vrarë katër policë pakistanezë nga të shtënat me talibanët.
Lugina Tirah dikur ka shërbyer si strehë për militantët islamikë.























