Ai ka thënë se është koha për një Fillim të Ri, me punë në bujqësi, prodhim, teknologji për të rinjtë tanë.
“Është koha për një Fillim të Ri për të rinjtë tanë. Një Fillim të Ri me punë në bujqësi dhe në prodhim për të rinjtë tanë të mrekullueshëm që i takova sot në Ferizaj dhe anekënd Kosovës. #FillimiRi nënkupton zhvillimin e teknologjisë dhe përkrahjen e trajnimeve për punësimin e të rinjve”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së në Ferizaj ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga Arbana Xharra, anëtarja e re e kësaj partie.
Kreu i PDK-së, sot ka takuar të rinj edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës.























