Sipas mesazhit të “qytetarit dixhital”, në Pukë administrata ndodhet nën presion që të votohet për kandidatët e PS-së.
Ja denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Qytetari dixhital denoncon:
Falsitetin e urdhërit të Ramës për qëndrimin asnjanës dhe mospjesëmarrjen e adminstratës në fushatë elektorale.
Lexoni vet mesazhin e sapo ardhur nga Puka! sb
“Përshendetje z. Berisha, sipas “urdhërit” të Edvin Ramës administrata publike nuk duhet të përdoret për fushatë, në këto çaste që po ju shkruaj e gjithë administrata e njësisë administrative Rrape (Puke) me në krye administratoren znj.Lula Mema dhe kryetarin Gjon Gjonaj janë mbledhur tek një lokal i quajtur “SH & SH” në hyrje të qytetit Fush-Arrëz dhe po u behet presion që të votohet po kandidatin Paulin Luli, të lutem shumë ma ruaj anonimatin.”























