Ky tubim ishte bërë me rastin e hapjes së lokalit të ‘Fillimit të Ri’ në Mitrovicë.
Kryetari Veseli tha se rinia nuk është vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e Kosovës. “Nga turi i dëgjimit kam parë nga rinia një atdhedashuri për vendin. Kosova ka nevojë sot për zhvillim ekonomik dhe vende të lirë të punës. Pra, ky është koncepti i fillimit të ri”, tha Veseli, raporton Veriu.info, i cili foli fjalë të mira edhe për të tre kandidatët nga Mitrovica të cilët garojnë në listën e PDK-së.
Ndërsa, kryetari i PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, tha se dega që ai drejton ka bërë përgatitjet e duhura dhe është e gatshme të punoj edhe në mënyrë më dinamike.
Ndryshe, nga Mitrovica në kuadër të listës së PDK-së garojnë: Rrustem Musa, Drita Kadriu dhe Abdyl Salihu.






















