Policia ka njoftuar se ne Dragash, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Si pasojë e sulmit gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa, në Mitrovicë, një grua ka raportuar se për arsye te pa njohura është sulmuar fizikisht nga një burrë cilin ishte duke bashkëjetuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.






















