Këtë e ka zbuluar Milaim Zeka gjatë një konference për media ku ai është prezantuar si anëtar i Nismës për Kosovën.
“Do isha njeriu më i lumtur që nesër në Kuvendin e Kosovës të ngrihem që t’ia them kritikat më të ashpra kryeministrit Ramush Haradinaj. Do ishte nder dhe privilegj për mua që kritika t’i jap edhe zëvendëskryeministrit të ardhshëm Fatmir Limajt”, ka thënë Zeka gjatë konferencës.
Me marrëveshjen për koalicion mes PDK-së, AAK-së e Nismës, kësaj të fundit i janë premtuar edhe disa poste ministrore.






















