Edhe pse u ndan me një mori akuzash ndaj njëri-tjerit, Kusari-Lilën dhe Pacollin i bashkoi Lidhja Demokratike e Kosovës në një koalicion të përbashkët, LDK-AKR-Aletrantiva. Kjo e fundit parti e themeluar nga Kusari-Lila dhe Ilir Deda.
Nga ndarja e ‘dhimbshme’ Pacolli e kishte akuzuar Kusari-Lilën për shumë parregullsi në parti. Ai pati thënë se ajo e kishte shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.
Pacolli kishte theksuar se në fushatën e zgjedhjeve të fundit për kryetare të Gjakovës kishte shpenzuar milionat.
“Kryetarja ka qenë zëvendëspresidente e AKR-së. Trampolina që e ka shfrytëzuar kryetarja në AKR ka qenë shumë e madhe, stabile dhe zonja çdo gjë e ka pasur të mundur në ARK. Dhe në një moment të caktuar të lihet AKR-ja anash ka qenë e pakuptueshme dhe ka qenë papërgjegjësi. Pak më but po them ka qenë përfituese, për arsye se AKR-ja ka qenë aty”, kishte thënë Pacolli.






















