Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.























