Policia ka njoftuar se, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi në automjetin transportues (kamion) të cilin po e drejtonte ai dhe po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanez dhe 1 mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6000 euro dhe destinacion kishin Gjermaninë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar si ‘kontrabandim me emigrant’.






















