Për këtë vepër sipas Kodit Penal parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet. Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se në bazë të provave materiale janë dhe dy persona tjerë akoma të pa identifikuar që dyshohet se kanë kryer vepër penale “tentim për vrasje”. Vepra e tyre u dëshmua edhe nga video e publikuar nga Alsat M.
Policia njofton se po merren masa plotësuese për identifikimin e dy personave tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje ndaj liderit të LR PDSH-së Zijadin Sela. Derisa policia po punon në zbardhjen e identiteteve, mediat duke iu referuar burimeve anonime kanë zbuluar identitetin e një pjese të konsiderueshme të personave pjesëmarrës në protestat e dhunshme në Kuvend. Njëri ndër ta është Aleksandar Baçevski, drejtor i shkollës bujqësore në Tetovës, i cili u shkarkua nga kjo pozitë. Kryetari i Unionit të Forcave të Reja pranë VMRO-DPMNE-së në lagjen Aerodrom, Petar Miovski.
Agjenti i DSK-së Valentino i njohur për opinionin si “inspektor Vale” si dhe Vili Mihajllovski, anëtar i shoqatës “Qoseto”. Alsat M nga burime brenda Prokurorisë Publike mëson se gjatë ditës janë dërguar emrat edhe të 7 personave tjerë si të dyshuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme më 27 prill. Burimet shpjegojnë se të shtatë personat janë identifikuar dhe dokumentuar nga MPB-Ja dhe se në Prokurori janë dërguar provat bazë për të t’i detyruar në paraqitje të dyshuarit.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se akoma nuk janë ftuar organizatorët e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Bogdan Ilievski, Igor Durllovski dhe Boris Damovski. Ndonëse tre të lartpërmendurit një ditë pas ngjarjeve të përgjakshme u distancuan nga veprimet e dhunshme, të njëjtit janë parë brenda hapësirave të Kuvendit, ndërsa njëri duke komunikuar me protestuesit dhe policinë.























