Këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj, ka shpjeguar për Gazeta Metro se LDK-ja nuk ka qenë pjesë e këtij takimi për shkak se kjo parti, siç ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, nuk e njeh Thaçin si president të vendit.
“Është ajo që e kemi thënë edhe dje, LDK-ja nuk e njeh Thaçin si president të vendit ndaj edhe kemi bojkotuar takimin e sotëm, sepse PDK-ja ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes tonë”, është shprehur Gecaj për Gazetametro.net.
Ndërsa, i pyetur se a do të jetë e detyruar LDK-ja që ta pranojë datën e zgjedhjeve të parakohshme që do të vendoset nga ky takim, Gecaj tha se për momentin nuk mund të flasë për këtë, por se vendimin do ta marrë partia.
Partitë politike në takimin me Thaçin ranë dakord që koha më e përshtatshme për zgjedhje është data 11 ose 18 qershor.






















