Ai ka thënë se Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!
Ndërsa ka treguar se sot do të mblidhe Kryesinë e Partisë dhe kryetarët e Degëve.
“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së. Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia donë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër”, ka shkruar Mustafa në Facebook.






















