Kufoma ishte zbuluar nga disa peshkatarë mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Identiteti i tij nuk dihet ende.
Megjithatë, burime thonë për Syri.net se ka dyshime që viktima të ketë qenë trafikant droge.
Gjatë javëve të fundit në brigjet e Vlorës janë gjetur edhe trupa të tjerë të pajetë, të cilët kanë qenë shtetas italianë. Edhe ata dyshohet se kanë qenë trafikantë.






















