Paga minimale në Kosovë për personat nën moshën 35 vjeç është 135 euro, ndërsa për ata mbi 35 vjeç është 170 euro.
Arifi tha se është e rëndësishme që neni i cili ndante punonjësit në dy grupe po hiqet.
Ndërsa Abrashi paralajmëroi se do ta përcjellë në Qeveri propozim-ndryshimin e udhëzimit në fjalë për ta larguar kategorizimin qe sipas tij është diskriminues.
Në konferencë ata njoftuan edhe se janë duke diskutuar për rritjen e pagës minimale në tërësi, mirëpo nuk dhanë shifra, ndërsa njoftuan se kjo do të bëhet e ditur të mërkurën.
Ndërsa të pyetur nëse kjo është vetëm fushatë kur po flitet se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ata e mohuan këtë duke thënë se në këtë marrëveshje janë duke punuar qysh nga muaji janar.






















