I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot në Londër, ndër të tjera, ka të bëjë me bashkëpunimin e mëtejmë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit në një komunikatë për media.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar përkrahje të konsiderueshme për Kosovën, duke marrë në konsideratë edhe stabilitetin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në këtë mandat.






















