Sipas dekretit të presidentit, i cili ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 28 prill, dënimet u falen këtyre personave:
Ali M. Rugova, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
Armet H. Hamiti, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
Dalibor C. Trifunoviq, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
Daut S. Sadriu, i falen 6 muaj;
Demokrat Z. Ahmeti, i falen 9 muaj;
Ejup Y. Muharremi, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
Fehmi Z. Kukiqi, i falen 6 muaj;
Hajdar M. Dili, i falen 12 muaj;
Hajdar N. Muqiqi, i falen 12 muaj;
Jaha G. Hasani, i falen 12 muaj;
Osman Z. Zymberi, i falen 12 muaj;
Sahadete F. Elezi, i falen 12 muaj.
Ministrisë së Drejtësisë i kërkohet që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që të njoftojë personat e dënuar që kanë bërë kërkesë për falje, duke u bazuar në këtë dekret.






















