Turkey Blocks, një grup që monitoron aktivitetet online, ka saktësuar se që prej orës 8 të ditës së shtunë ishte e pamundur të hyjë në faqen e internetit në fjalë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, autoritetet turke i kishin kërkuar Wikipedias që të hiqte përmbajtjet mbi lidhjet mes Turqisë dhe disa grupeve terroriste, por ajo nuk e bëri këtë.
Turqi ka bllokuar shpesh herë rrjetet sociale si Facebook e Twitter, por edhe YouTube e site të tjera anti-qeveritare.






















