Policia ka arrestuar të paktën 30 persona në Shën Petersburg, një nga 32 qytetet ku sot po mbahen protesta.
Të paktën 16 persona të tjerë raportohet se janë arresstuar në Kemerovo, ndërkaq organizatorët e protestës kanë thënë se të arrestuar ka edhe në qytetet Izhevsk dhe Gorno-Altaysk.
Sloganet kryesore të kësaj proteste janë “Jemi lodhur nga ai” dhe “Mjaft”.
Këto protesta janë organizaur nga lëvizja pro-demokratike “Open Russia” që është themeluar nga kritiku i Kremlinit, njëherësh ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky.























