Gjatë këtyre dy takimeve ministri Shala u njoftua me punët, projektet dhe aktivitetet e këtyre kompanive dhe bisedoi për mundësitë e investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore mjedisore dhe projekteve për energji të renovueshme në Kosovë.
Bizneset italiane kanë shfaqur interesim të madh për tu njohur nga afër me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, dhe pritet që gjatë muajve në vijim të realizojnë vizita në vendin tonë, për të parë mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.






















