Mirëpo, mbështetja e tyre për partinë VMRO-DPMNE ishte e dukshme, teksa ata kundërshtun zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentetit, Talat Xhaferi. Protestuesit gjithashtu bartnin mesazhe kundër diplomatëve evropianë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën në parlamentin e Maqedonisë. “Ne besojmë se dhuna gjithmonë është e papranueshme, veçmas kur ndodhë në shtëpinë e demokracisë, në parlament”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka thënë se SHBA “dënon fuqishëm” dhunën, edhe është i gatshëm të punojë me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi, për të “mbështetur demokracinë dhe për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi,të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike”, ka thënë Toner.























