E gjithë kjo dhunë dhe kjo hallakamë erdhi pasi në krye të Kuvendit maqedonas u zgjodh një shqiptar, Telat Xhaferi.
Gjithë këtë ngjarje të përgjakshme dhe të tensionuar e ka komentuar për lajmi.net publicisti dhe profesori i UP-së, Milazim Krasniqi, i cili i tha se gjendja në Maqedoni është jashtëzakonisht anormale, dhe për këtë ai e ka fajësuar Ivanovin dhe Gruevskin.
“Gjendja në Maqedoni është jashtëzakonisht anormal, për arsye se kryetari i shteti e ka provokuar gjendjen e trazirave me bllokimin e procesit të formimit të Qeverisë se re. Normalisht edhe partia më e madhe që është në pushtet ende po ashtu i ka nxitur trazirat. Kemi një situatë shumë jo normale ku kreret e shtetit kanë nxitur trazira dhe destabilizimin e shtetit”, u shpreh Krasniqi.
Profesori Krasniqi, tha se reagimi i ndërkombëtarëve ishte i qarë, një gjende e tillë në Maqedoni është e patolerueshme.
“Reagimi i komunitetit ndërkombëtarë ndaj situatës së mbrëmshme dhe trazirave të dhunshme në Kuvend ka qenë i qartë, se kjo nuk është e tolerueshme”, u shpreh ai.
Ndër tjera, publicisti deklaroi, se pret që Gruevski dhe Ivanovi të tërhiqen nga ky projekt famëkeq dhe të filloj krijimi i Qeverisë së re dhe institucioneve të reja.
Në të kundërtën, sipas Krasniqit, nëse vazhdon terrori dhe konflikti atëherë kjo do të shkonte drejtë destabilizimit total të Maqedonisë, ku më pas do të ndërhynin ndërkombëtarët.
“Mirëpo nëse Ivanovi dhe Gruevski vazhdojnë të nxisin terrorin edhe konfliktin atëherë kjo do të shkonte drejtë destabilizimit total të Maqedonisë dhe atëherë do të kishte ndërhyrje të ndërkombëtarëve në për ta ndërprerë procesin e shpërbërjes së shtetit. Urojmë që nën presionin e vendosshmërisë së shumicës së re parlamentare, por edhe komunitetit ndërkombëtarë Ivanovi, Gruevski dhe bandat e tyre do të frenohen dhe do të filloj të normalizohet gjendja”, tha Krasniqi për lajmi.net.
Më tutje, Krasniqi ka komentuar edhe zgjedhje e Talat Xhaverit në krye të Kuvëndit. Ai ka thënë, se zgjedhja e tij ishte me marrëveshje politike mes LSDM-BDI.
“Zgjedhja e Talat Xhaferit është një zhvillim brenda një marrëveshjeje politike mes LSDM-së dhe BDI-së, besoj që është zhvillim jo spektakular, por është pozitiv gjithsesi. Mirëpo, zgjedhjen e tij e shohë si marrëveshje brenda koalicionit më siguri që edhe kjo do të ketë, po shpresojmë, reflektimet e veta pozitive në përmirësimin e statusit të shqiptarëve edhe në institucionet e sistemit, por edhe në shoqëri në përgjithësi”, theksoi ai.
Në fund, Krasniqi ka thënë, së “Në 10 vitet e kaluara sa ka qeverisur VMRO me të vërtetë ka pasur edhe një politikë të hapur diskriminuese ndaj shqiptarëve, një injorim të kërkesave të tyre dhe besoj së kjo tashmë më do të paraqet fundin e asaj politike”.























