Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në rrugën ‘Isa Kastrati’ të enjten ka pasur të shtëna me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve.
“ Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Dy personave të lënduar (viktimave) ju është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë, të cilët më vonë lirohen”, thuhet në njoftim.
Ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ata janë të njohur për policinë. Rasti i dedikohet hetuesisë.























