“Kriminelët janë në krye të Serbisë. Atyre që sot krekosen për “drejtësi” janë të mbushur me mëkate në shtëpitë e familjet e tyre në Serbi. Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliçi, Vuqiçi, Daqiçi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tana. Juve që sot hingëllini nga Serbia gjenocidiale, të gjithë e dijmë trashëgimtarë të kujt jeni e çfarë keni bërë e çfarë jeni në gjendje të bëni kundër Kosovës e shqiptarëve nëse do t’iu vinte rasti prapë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
“Por thundra juaj kriminale e gjenocidiale s’do të kthehet kurrë më në këto troje. Sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë se Serbisë. Prandaj iu themi Nikoliçit, Vuqiçit e Daçiqit shëronu, më mirë vet, se me pasë nevojë me ju dhënë edhe një tjetër terapi sikur në 1998-’99”, ka përfunduar ai.






















