Takimi u organizua në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë që është edhe njëri ndër objektivat dhe obligimet që dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi të Policisë së Kosovës lidhur me ngritjen e sigurisë në rrugë.
Në takim, u diskutuan çështje dhe modalitete të interesit të përbashkët, të cilat ndërlidhen me sigurinë në komunikacion, duke përfshi ngritjen e vetëdijes tek pjesëmarrësit në trafik, identifikimin e pikave të zeza dhe problemeve në trafik në nivel të DRP-së,inspektimet periodike të rrugëve etj.
Sipas planit të veprimit, takimi i rradhës do të jetë në muajin Tetor.






















