Igli Meta është cilësuar përgjegjës për vrasjen e Ismail Lulit, 17 vjeç, të cilit iu pre fyti për motive xhelozie.
Luli u vra në Sant’Angelo in Vado më 19 korrik 2015, Bashkëpunëtori i Metës, Mario Mema, 20 vjeç, gjithmonë është shprehur se është i pafajshëm dhe ka qenë larg vendit të krimit.
Ndërkohë, avokati mbrojtës i Igli Metës mbajti një fjalim dy orë e gjysmë në mbrojtje të klientit të tij. Ai tha se ishte pikërisht Mario Mema ai që vrau Ismailin. Megjithatë prokurori, avokatët e Memës dhe avokatët që mbrojnë palën e dëmtuar për çështjen civile, i kujtuan se Mema ishte mik i viktimës dhe nuk kishte asnjë motiv për ta vrarë.
Në ambientet e jashtme të gjykatës, qëndroi nëna e ismailit dhe disa nga miqtë e viktimës, të cilët mbanin në duar një pankartë ku lexohej: Drejtësi për Ismailin. Për të pandehurit gjykata ka vendosur edhe pagesën e 800 mijë eurove për dëmet e shkaktuara ndaj palës së dëmtuar.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur gjithashtu që prokuroria e Urbino-s duhet të nisë hetimet edhe për Ambera Saljin, e reja që shkaktoi xhelozinë e Metës.
Në seancë mungonin të afërmit e Marios qanë teksa lexohej vendimi, ndërsa ata të Metës nuk ishin në seancë.























