Sipas zëvendësministres Zogaj ky process ka nisur më herët nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur KFOS.
Janë organizuar aktivitete të ndryshme për t’u njoftuar me akterët e rëndësishëm që lidhen me sektorin e ivestimeve.
“Këtë javë kemi marrë nismën edhe me përkrahjen e zyrës së kryeministrit, si dhe të akterëve tjerë, që është e përfshirë edhe në strategjinë e zhvillimit në sektorin resurseve mineraleve, 2011-2025”, theksoi ajo për RTK.
“Kjo nismë është nisur nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim e me mbështetjen e ish kryeministrit të Anglisë, Toni Bler e që kjo nismë pra kryesisht ka të bëjë edhe me rritjen e transparences në investime”, theksoi ajo.
Tutje, zëvendësministrja Zogaj njoftoi edhe për arsyet e krijimit të këtij asociacioni që ka të bëjë me investigimin e të ardhurave, ngase vendet me resurse të pasura minerale janë të varfëra ekonomikisht.
“Prandaj duhet verifikuar se ku shkojnë ato para dhe për këtë qëllim u vendos të krijohet një lloj transparencë për licencat, lidhur me atë se kush është pronari, sa resurse nxirren, cilat janë të ardhurat dhe ku shkojnë ato”, theksoi ndër të tjera zv.ministrja Zogaj, për RTK-në
Veç tjerash zv.ministrja Zogaj foli edhe për mundësitë që ka Kosova për anëtarësim, për përfitimet që mund të dalin nga ky anëatrësim, ndonëse edhe këtu nuk përjashtoi mundësinë e pengimit nga kundërshtarët e shtetësisë së Kosovës.
Zëvendësministrja për Zhvillim Ekonomik, Besa Zogaj, foli edhe për pasuritë që ka Kosova, e cila është e ranguar e treta në nivel evropian dhe e pesta në nivel botëror.
Veç kësaj zv.ministrja foli edhe për Trepçën, për përparësit që tani do t’i ketë, si një faktor që tani ka status zhvillimor, jo atë që ka pasur deri më tani.
Tutje, zv.ministrja foli edhe për TIK dhe për interesimin e femrave që po shprehin ndaj këtij asociacioni që ndikon në zhvillimin ekonomik, si teknologji informative, që fillimisht ishte konsideruar si degë që mund të merren kryesisht burrat, por që tani ka ndryshuar kahjen.
Ndër të tjera ajo përmendi disa nga projektet që kanë nisur të gjejnë zbatim nëpër komunat e Kosovës, ku janë angazhuar një numër i madh i grave, që më pastaj kanë gjetur mundësi punësimi.






















