• Latest
  • Trending
  • All

SHBA dhe Kina shtojnë trysninë mbi Korenë e Veriut

24/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA dhe Kina shtojnë trysninë mbi Korenë e Veriut

24/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Në prag të 85 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut, ka raporte për aktivitete të reja në vendin e provave bërthamore të Koresë së Veriut, ndonëse analistët tërheqin vërejtjen se ende është e paqartë nëse një provë është gati të ndodhë.

Ndërkohë, dy luftanije japoneze iu bashkuan një stërvitjeje ushtarake me aeroplanmbajtësen USS Carl, që është në rrugë drejt rajonit të Gadishullit Korean. Koreja e Jugut tha të hënën se është në bisedime me Washingtonin për mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta me forcën ushtarake detare amerikane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në fillim të prillit, zyrtarët e SHBA-së dërguan mesazhe të paqarta se grupi Carl Vinson po shkonte drejt Koresë përpara datës 15 prill, ditëlindjes së themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il-sung, ngjarje kjo e cila shpesh festohet me një provë provokuese. Në vend të një prove bërthamore, Pheniani mbajti një paradë ushtarake dhe u përpoq të provonte një raketë me rreze të mesme që dështoi. Dhe aeroplanmbajtësja ishte, deri në javën e fundit, në Oqeanin Indian, e përfshirë në stërvitje me Australinë.

Koreja e Veriut, të dielën u përgjigj me sfidë ndaj shfaqjes së përtërirë ushtarake amerikane, duke thënë, në një koment në gazetën e Partisë Punëtore, Rodong Sinmun, se është “gati të përmbytë një aeroplanmbajtëse amerikane me një goditje të vetme”.

Si për të rritur tensionet, Koreja e Veriut arrestoi një koreano-amerikan, i quajtur Tony Kim, që po jepte mësim mbi kontabilitetin në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Phenian (PUST). Ai u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit, derisa po largohej nga vendi. PUST ishte themeluar nga evangjelistë të krishterë në vitin 2010 dhe në të mësimet i ndiqnin fëmijët e elitës së vendit.

Kreu i Universitetit, Chan-Mo Park, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “shkaku i arrestimit të tij nuk dihet por disa zyrtarë në PUST më thanë se arrestimi i tij nuk ishte i lidhur me punën e tij në PUST. Ai ishte përfshirë në disa aktivitete jashtë PUST-it, të tilla si ndihma për një jetimore”.

Ndërsa Pheniani lejon disa organizata fetare të huaja të kryejnë veprimtari humanitare, një numër i misionarëve janë arrestuar për shkeljen e një ndalese për të kryer konvertime ose për të kryer krime të dyshuara ndaj shtetit.

Raportet për një mungesë të gazit në Phenian dhe rritja e çmimeve të gazit nga 70-80 cent në 1.25 dollarë për kilogram në një stacion në kryeqytetin e vendit mund të jetë tregues se Pekini po intensifikon përpjekjet për të ushtruar trysni ndaj qeverisë së Kim Jong Unit që të heqë dorë nga programet e tij bërthamore dhe provat me raketa. Është e paqartë nëse mungesa e gazit është për shkak se Kina ka ndërprerë furnizimin me naftë ose sepse ka kërcënuar ta bëjë një gjë të tillë. (Gazi shitet me kilogram dhe jo me litër në Korenë e Veriut).

Në një editorial të së shtunës në gazetën e Partisë Komuniste Kineze, Global Times, thuhej se nëse Koreja e Veriut zhvillon një provë tjetër bërthamore, Pekini do të rriste sanksionet që do të rezultonin në “uljen dramatike të sasisë së naftës së eksportuar në Korenë e Veriut”. Koreja e Veriut mbështetet në Kinën, partnerin e vet më të madh tregtar deri tani, për rreth 90 për qind të importeve të saj të naftës.

Redaksia e Global Times paralajmëroi gjithashtu se Pekini nuk do të ndërhyjë ushtarakisht nëse SHBA-ja kryen një sulm parandalues ndaj ndonjë strukture bërthamore të Koresë së Veriut.

“Pekini duhet të kundërshtojë këtë veprim përmes kanaleve diplomatike në vend që të përfshihet përmes veprimeve ushtarake”, shkruante gazeta.

Megjithatë, redaksia tha se Kina do të përfshihej ushtarakisht nëse trupat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kalojnë kufirin ndër-korean dhe përpiqen të rrëzojnë regjimin e Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut, Lee Duk-haeng, tha të hënën se editoriali i Gazetës së Partisë Komuniste kineze, edhe pse nuk është politikë zyrtare, pasqyron faktin se Pekini po merr një rol më të vendosur në përpjekjen për të frenuar aleatin e saj në Phenian.

“Derisa qeveria kineze e kupton se provokimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë seriozisht kërcënuese për paqen dhe qëndrueshmërinë e Azisë Verilindore, ne e kuptojmë se Kina po ushtron trysni në nivelin më të lartë për ta zgjidhur atë”, tha Lee.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se në një bisedë telefonike të dielën me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping, tha se shpreson që të gjitha palët të tregohen të përmbajtura mbi çështjen e Koresë së Veriut dhe se Kina kundërshton çdo gjë që bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Analisti i çështjeve të Koresë së Veriut, Woo Su-keun, në Universitetin Donghua në Shangai, tha se kërcënimi i rritur i administratës së Trumpit lidhur me forcat ushtarake ka qenë i frytshëm në bindjen e udhëheqjes në Pekin për të marrë masa më të forta që të parandalojnë një konflikt vdekjeprurës, që mund ta tërheqë rajonin në luftë.

“Nëse Presidenti Xi nuk bashkëpunon me Presidentin Trump, Presidenti Trump mund të dalë me veprime që mund të ndikojë mbi Kinën si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm, kështu që strategjia e Presidentit Xi është që të jetë sa më bashkëpunues me presidentin Trump”, tha ai.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të hënën se ai dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt të ngushtë mbi Korenë e Veriut, ndërsa kërkojnë nga Pheniani të tregojë përmbajtje derisa tensionet në rajon po rriten.

Biseda telefonike 30 minutëshe midis Trump dhe Abe kishte për qëllim të rriste trysninë ndaj Phenianit për të mos u angazhuar në veprime të mëtejshme provokuese, por nuk ishte nxitur nga ndonjë ndryshim domethënës i situatës, sipas zyrtarëve në Tokio.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Grabitje dhe përleshje në Tiranë, identifikohet një nga autorët

Next Post

Veliaj: Ja sa para u humbën me bllokimin e Tiranës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Veliaj: Ja sa para u humbën me bllokimin e Tiranës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.