Përmes këtij Vendimi, Qeveria e Republikës së Kosovës – pushteti ekzekutiv ka pezulluar Rregulloren për Caktimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas.
OAK konsideron se ky vendim shkelë pavarësinë e Institucioneve të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e OAK-ës.
Për më tepër për të gjithë hapat që do të ndërmerr OAK rreth këtij vendimi, i cili shkelë pavarësinë e Odës, do të njoftoheni në konferencën për media.























