• Latest
  • Trending
  • All

Blerim Devolli letër të hapur Albin Kurtit: S’je treguar aspak burrë!

22/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Blerim Devolli letër të hapur Albin Kurtit: S’je treguar aspak burrë!

22/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Kurti hodhi një sërë akuzash në drejtim të bizneseve të cilat udhëhiqen nga Devollët, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Blerim Devolli i është drejtuar Kurtit më një letër të hapur, në të cilën thuhet se ish- lideri i VV-së s’ka treaguar aspak burrëri me akuzat aspak të vërteta në drejtim të tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Letër e hapur Albin Kurtit

Po gabon, Albin

Albin Kurti, më detyrove për pak kohë të kaloj në terrenin tënd, të mbaj fjalim. Jam i vetëdijshëm që ti me fjalime ma kalon, se ti je i fjalëve dhe unë nuk kam kohë për fjalime se më duhet të punoj çdo muaj që të ia siguroj pagat rreth dy mijë punëtorëve si dhe mbi tre mijë qumështarëve . Edhe beso që hic nuk po më pëlqen, por po më duhet të të tregoj se po manipulon, duke ma përdorur emrin mua dhe familjes sime.

Ajo çka dëgjova prej teje në Kuvendin e Kosovës është sulm frontal. E përdore gjithë artilerinë, me qëllim që të më qesësh përtoke, prej krejt anëve. Edhe ti e di se ato që i ke thënë nuk qëndrojnë, edhe këtë e dijnë edhe të tjerët që e kanë dëgjuar fjalimin tënd. Përndryshe, nëse ato që ti i the do t’ia mbushnin dikujt mendjen, atëherë unë ose familja ime do të duhej të hetoheshim. Por, ti e din, ashtu siç e dijnë edhe tjerët, se ato që i the nuk kanë fare lidhje me realitet dhe për këtë në kushte normale me ty do të duhej të merret hetuesia, se shpifja është e dënueshme. Por, ti në këtë rast nuk je treguar burrë.

Ti Albin e din që ke imunitet si deputet, se nuk do të mund të paditesh për shpifjet që i bën prej Kuvendit edhe për këtë shkak ti shpif kundër meje se e din që nuk të hyn therrë në këmbë. Nëse nuk nuk do të ishte deputet me imunitet, dhe nëse ti do të ishte si të gjithë qytetarët e tjerë, ti sot do të kishe disa kallëzime për shpifjet, të cilat i ke bazuar në shkrime të mediumeve shpifese, për të cilat ne çdo herë i dërgojmë në institucionet e medias dhe në gjykata. Por, ti Albin, të njëjtat mediume që i din mirë se cilat janë, vetë i sulmon ato për shpifje krejt kohën, e tash të njëjtat i ke përdorë për të më sulmuar mua. Kjo nuk është as politikë, as burrëri, as e ndershme, as shqiptare, por është dyfytyrësi. Të thashë që ti me qëllim më detyrove që për herë të parë të shkruaj letër të hapur për dikend.

E dijmë se nuk është hera e parë që sulmohem unë ose familja ime. Se nëse unë do të filloja të merresha me fjalë, si ti e shpifësat e tjerë, atëherë nuk do të kisha kohë të punoj për ti mbajtur mija vende pune që i kam krijuar për qytetarët e Kosovës, për ti bërë prodhimet më kualitative vendore, për të pagu tatime për shtetin tonë, të cilin shumëkush e sulmon shpesh.

Po qe po ti them nja dy tri llafe: Po gabon, Albin. Nuk të kam pa ndonjëherë që e ke sulmuar ndonjë kompani serbe prej foltores së Kuvendit ashtu siç me kishe sulmu mua. A je ti ai që thua se prodhimi vendor është e ardhmja e këtij vendi? A je ti që thua se duhet me i zëvendësuar prodhimet e huaja? Tash, s’di a të pëlqen ty kjo ose jo, por unë mund të mburrem se sot jam ndër prodhuesit kryesorë kosovarë që po i zëvendësoj prodhimet e huaja. S’di pse kjo nuk po të gëzon ty, shumë çudi.

Ti Albin, në vend se me na përkrahë për prodhimet vendore, ti po mundohesh edhe të shtiesh dyshime pa asnjë mbështetje në popullatë për cilësinë. Shumë e dyshimtë kjo kur vjen prej një politikani. Albin, është e ultë me i bërë të dyshojnë familjet tona për qumështin e Kosovës. Gabon shumë kur po thua se ka përmbajtje prej qumështit pluhur. Ti lirisht shko për të pyetur në doganat e Kosovës se a është importuar qumësht pluhur në Kosovë edhe do ta kishe marrë përgjigjjen se nuk është importuar asnjë. Kështu, ti Albin, pa asnjë fakt po shpif e po na akuzon neve dhe po e sulmon një prej prodhimeve më të mira vendore, po i shtin në dyshime familjet kosovare, gjithmonë duke u thirrë në shkrimet e dy mediumeve që vet ti i shanë e ne i dërgojmë në gjykata sa herë që i bëjnë këto shpifje.

Albin, i kam dëgjuar edhe prej partisë tënde duke bërë hajgare me thënien e një kolegu tënd politikan se “forca e bën fuqinë”, por që të dëgjon Kosova ty që “krundet po u bëjkan miell” nuk e kishte besuar dikush… Por, ti ke shku kaq larg në këtë inat, sa që beson që përnjëmend edhe krundet bëhen miell vetëm që ta sulmosh dikend që të konvenon për momentin. Edhe përsëri, duke u bazuar vetëm në shkrime të dy mediumeve që t’i vetë thua që nuk iu beson. Valla ke gabuar Albin sa herë që e ke hapë gojën në Kuvend. Ke gabuar edhe kur ke thënë se nuk jemi ndër tatimpaguesit më të mëdhenj, se nuk kemi hapur mija vende pune. Nuk jemi bërë pronarë brenda pak vitesh të qumështores “Vita”. E kemi krijuar prej zeros në vitin 2002. Shko fol pak me qumështarët të tregojnë se a janë ata më mirë me “Vita”, ose me kohën kur në Kosovë s’kanë pasë mundësi që ta shesin qumështin se nuk kanë mundur të shtyhen me firmat nga Serbia, Sllovenia, Hungaria etj. Mos i lexo gazetat shpifëse, fol me qumështarët, ata të tregojnë.

Pyeti pak edhe njerëzit e tjerë të tregojnë se si ka punuar gjyshi, baba im edhe unë.  Njësoj është edhe për lëngjet “Tango”. Kemi filluar nga zero dhe sot janë ndër më cilësoret në rajon. Pse s’po të pëlqen kjo, Albin? A më mirë lëngjet nga Serbia, ose nga Sllovenia? Edhe për Z Mobile e ke gabim, Albin. Kurrë nuk kam asgjë kundër çfarëdo hetimi, por kontrata me Z Mobile, e din ti, është hetuar disa vjet nga EULEX-i dhe në fund ka dalë në rregull. Edhe tash le të hetohet dhe përsëri do të del në rregull. Ti, Albin, asnjëherë nuk e ke ngritë zërin për të kërkuar nga PTK-ja që ta përmbushë kontratën me ne, por e ke lënë që kjo të zgjidhet nga arbitrazhi ndërkombëtar. Ti e din pse… A i paskam mashtuar unë edhe EULEX-in edhe ICC-në edhe Gjykatën e Lartë të Londrës?

Faleminderit për “kompliment”. Edhe amortizatorët, ti e din, që për shkak të shpifjeve të juaja janë trajtuar nga EULEX-i e edhe aty gjithçka ka dalë në rregull. Pse s’po i përmendë, por po manipulon. Gabim, Albin. Edhe shumë gjëra të tjera kam mundësi me ti thënë, por po besoj që nuk ia vlen ta zgjas shumë. E thashë në fillim, ti po fshihesh pas imunitetit të deputetit, se për të gjitha shpifjet do të duhej të merrej gjykata ose me ty ose me mua. Unë asnjëherë nuk i kam ikur asnjë hetimi ose gjykate, diçka që nuk mund të thuhet edhe për ty. Por edhe një herë po të them, u tregove i pandershëm duke i sulmuar pa asnjë bazë prodhimet vendore. Po të lutem mos e përdorë më për fushatë punën e prodhimeve vendore. Nëse nuk do ti ndihmosh prodhimet vendore, së paku mos na pengo. Se pastaj po i ndihmon dikujt tjetër, e din ti kujt. Lenani të punojmë të qetë, e mos na përdorni për qëllimet tuaja të politikës ditore.

Blerim Devolli

Tags: albanianedi rama
Previous Post

A po largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?

Next Post

Nxënësi i shkollës fillore në Gostivar sulmon arsimtarin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Nxënësi i shkollës fillore në Gostivar sulmon arsimtarin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.