Por është vet Çelaj i cili në Facebook ka reaguar kundër kësaj siç e quan “gënjeshtre” të Shpend Ahmetit.
Çelaj e porositë Ahmetin se 1 prilli ka kaluar para shumë ditësh.
“O Shpend Ahmeti 1 prilli është vetëm një dite e jo një muaj. Sot te njëjtën kohe kemi qene ne homazhe për Ditën e Dëshmoreve, nuk kam mundur te jem ne te njëjtën kohe ne dy vende. Së paku sot kursej qytetaret e Prishtinës nga te pavërtetat tua”, ka shkruajr Celaj në Facebook.
Reagimi vjen pas këtij statusi të Shpend Ahmetit:
“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”.






















