Në ketë seancë Kuvendi pritet të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Më pas, deputetët do të shqyrtojnë Propozim – Programin e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 dhe të zgjedhin një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.
Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, ndërsa është paraparë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, si dhe i atij për automjete.























