“Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, VMRO DPMNE mund të ketë rezultate edhe më të dobëta. Përsëri vendos shumica e deputeteve. Unë nuk besoj që ndonjë parti politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të reja do ta ndryshonte mendimin, me një fjalor të tillë të VMRO DPMNE-së”, tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së.
Lidhur me mundësinë që ministrat e partisë së tij të japin dorëheqje nga qeveria, ai tha se kjo nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në krizën politike.






















