Katër turq dhe dy shtetas sirianë, kishin për qëllim që të krijojnë një kaos në Turqi. Dy nga turqit janë pjesëtar të Shtetit Islamik kanë thënë burimet policore, shkruan Reuters.
Policia ka thënë se janë konfiskuar edhe karta identiteti, telefona celularë, dhe ka pasur bastisje në Stamboll qysh prej javës së kaluar.
Turqit do të votojnë të dielën për ndryshimet kushtetuese në një referendum, i cili do t’i rriste kompetencat e Tayip Erdoganit si president i Turqisë.
Sipas sondazheve të para, me një dallim të vogël do të votohet për këto ndryshime.






















