Ky është postimi i Thaçit:
Senatorit dhe mikut të madh të Kosovës, John McCain, në emër të qytetarëve të Kosovës i ndava medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Në botë ka pak njerëz që mishërojnë më shumë se senatori McCain vlerat e lirisë. Në ditët tona më të vështira si komb, kemi gjetur frymëzim në shëmbëlltyrën e tij.
Me punën dhe angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, senatori McCain dëshmoi se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fondamentale për secilin njeri, për secilin komb.
Zoti e bekoftë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. HTH























