Sekretari i Vetëvendosjes tha se në bazë të informatave që ata posedojnë kanë prezantuar një strukturë të krimit të organizuara brenda Policisë, e që sipas tij, lidhet me fytyrat politike në Kosovë.
“Kemi ndërtuar një strukturë sipas qëndrimeve tona që paraqet një strukturë të krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës. Në krye të krejt skemës është Kadri Veseli”, tha ai.
Sipas VV-së, në krye të kësaj strukture është Kadri Veseli, ndërsa krahu i tij i djathtë është deputeti Elmi Reqica, duke vazhduar me Shpend Maxhunin, Rashit Qalaj etj.























