Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka bastisur lokalet dhe objektet përcjellëse, me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 aparate të lojërave të fatit, disa pajisje tjera për te zhvilluar këto lojëra, një karikator i zbrazët dhe fletore me shënime.
Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Me urdhër të prokurorit rastri shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm-detyrim’.






















