Ky ligj është aprovuar për herë të parë në Shqipëri, dhe vjen pas kushtit të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Ky ligj rregullon ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventës në Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të ratifikuar në vitin 1999 dhe në traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në tekstin e këtij projektligji, shkruan “Danas”.
Në nenin 3 të Ligjit thuhet se pakicat kombëtare tani janë njohur zyrtarisht me Ligj, me iniciativën e Qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm, dhe me kërkesë të përfaqësuesve të pakicave.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri jetojnë 155 serbë , dhe jozyrtarisht rreth 40.000 serbë.























