Ky mision ka thënë se gazetarët duhet të punojnë të lirë nga kërcënimet dhe ka kërkuar zgjidhjen e shpejtë të rastit.
“Gazetarët duhet të punojnë të lirë nga kërcënimet dhe frikësimet. OSBE kërkon zgjidhje të shpejtë të hetimeve në rastin e fundit që përfshin Arbana Xharrën”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Kryeredaktorja , Arbana Xharra, ditë më parë ka qenë pre e kërcënimeve me jetë, kur në muret e jashtme të banesës së saj, janë vizatuar disa kryqe gjigante me ngjyrë të kuqe.























