• Latest
  • Trending
  • All

Tiranë: Opozita bllokon konstituimin e komisioneve të vettingut

12/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tiranë: Opozita bllokon konstituimin e komisioneve të vettingut

12/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare,  e zhvilluar mbrëmë (11/04/2017) miratoi vetëm 3 anëtarët e maxhorancës në komisionitn Ad Hoc, të verifikimit të kandidatëve për institucionet e vettingut. Komisioni ka edhe 3 anëtarë të tjerë që i përkasin opozitës, por opozita nuk ka paraqitur emrat e tyre pasi vazhdon bojkotin e parlamentit. Por pa u plotësuar me 6 anëtarë komisioni Ad Hoc nuk mund të konstituohet dhe të nisë aktivitetin e  tij. Nga 67 kandidatët e miratuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi për institucionet e vettingut do të përzgjidhen vetëm 27 të cilët do t’i verifikojë komisioni parlamentar Ad Hoc, që përbëhet nga 6 anëtare: 3 nga maxhoranca  dhe 3 nga opozita, formulë kjo e kërkuar nga opozita dhe e pranuar nga maxhoranca dhe e sanksionuar në Kushtetutë.

Procesi është i bllokuar pasi ligji kërkon pjesëmarrje të barabartë maxhorancë-opozitë dhe opozita vazhdon të bojkotojë parlamentin dhe të jetë në protestë që prej fundshkurtit të këtij viti. Ajo akuzon qeverinë Rama se ”do të përdorë para nga kanabis/droga për të blerë votat” në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike e cila, sipas PD, do të jetë garanci që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Uganda Wahlen Eduard Kukan EU Wahlbeobachter Kampala (Reuters/J. Akena)Eduard Kukan

.

BE dhe faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje të shumta, sistematike opozitës të rikthehet në Parlament dhe bëjë kërkesat e saj në rrugë institucionale. Fakti që përbërja e barabartë maxhorancë – opozitë në institucionet e vettingut u kërkua nga vetë PD ka nxitur qëndrime pro dhe kundër kthimit të saj në Parlament dhe çbllokimit të fillimit të reformës në drejtësi. Grupi rreth kryetarit të PD, Lulzim Basha është për vijimin e bojkotit deri në plotësimin e kërkesës së protestës për qeveri teknike. Deputetja demokrate Majlinda Bregu, kryetare e komisionit parlamentar për integrimin europian dhe pjesë e grupit kundër bojkotit, tha për DW se “PD nuk do të ketë asnjë përfitim nëse nuk pranon të ketë rolin që ka kërkuar vetë në institucionet e  vettingut”.  Kundërshti mes demokratëve opozitarë ka ngjallur edhe mosregjistrimi i PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit brenda afatit ligjor që skadoi në mesnatën e 10 prillit.

Eduard Kukan thirrje forcave politike të arrijnë marrëveshje për zgjedhjet

Në mënyrë këmbëngulëse dhe vazhdimisht politikanë drejtues të BE i kanë bërë thirrje opozitës të kthehet në Parlament dhe ta zhvillojë atje debatin politik me maxhorancën. Thirrja me e fundit vjen nga eurodeputeti Eduard Kukan i cili u bëri sot thirrje forcave politike në Shqiperi “të arrijnë një marrveshje politike për të zhvilluar zgjedhje të besueshme, të lira dhe të ndershme“. Ai i quajti zgjedhjet pa pjesëmarrjen e PD “shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri”. Duke iu referuar hapësirave ligjore, Kukan la një shteg hapur për PD dhe KQZ kur theksoi se „ligji lejon shtyrjen e regjistrimit të forcave politike në KQZ deri në 29 prill”. Në vijim të thirrjeve që BE i bën PD të kthehet në Parlament vjen edhe deklarata e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit gjerman Knut Fleckenstein se „ asnjë eurodeputet nuk mbështet krijimn e një qeverie teknik

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana | Lulzim Basha, Demokratische Partei (Reuters/F. Goga)

e, pasi ajo nuk është e nevojshme në Shqipëri“.

33 subjekte politike të regjistruara në KQZ

Zëdhënësja e shtypit të KQZ, Drilona Hoxhaj, tha për DW se në “KQZ janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, 33 subjekte politike”. Nga lista e botuar ne website të KQZ rezulton se ato janë parti të majta, të djathta dhe të qëndrës. Mes tyre edhe 6 parti që bënin pjesë në koalicionin opozitar të drejtuar nga PD, që nuk do të dalin në zgjedhje me PD. Kryeministri Rama e cilësoi  “vetëvrasje” mos regjistrimin e PD për të marrë pjesë në zgjedhje dhe njëherazi premisë që PD të rilindë në një formë të re. Në këtë situatë të paprecedentë të mundësisë që PD të mos marë pjesë në zgjedhje nuk mungojnë zërat për shtyrje të datës së zgjedhjeve, gjë që kundërshtohet nga të dyja palët me argumenta diametralisht të kundërta: PD kërkon qeveri teknike dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, PS respektimin e ligjit për datën e zgjedhjeve, konsumimin deri në fund të mandatit qeverisës 4-vjeçar në respekt të besimit të zgjedhësve që e sollën para 4 vitesh në pushtet. Por mbetet per t’u parë nëse PD, nën presionin e BE dhe faktorit ndërkombëtar do të moderojë qëndrimin e saj dhe do të regjistrohet në KQZ duke përfituar nga hapësirat ligjore, që bëjnë të mundur shtyrjen e afatit të regjistrimit deri në 29 prill.

Shpresa tek faktori nderkombetar – LSI mbetet në koalicionin qeverisës

Ne këtë situatë politike me qëndrime te kundërta, pa ekuivoke të dy palëve, shpresa për të dalë nga bllokim i procesittë vettingut prej bojkotit të opozitës mbetet tek faktori ndërkombëtar. Kjo pasi ka situata të ngjashme precedente kur politikanë të BE ia kanë dalë mbanë të ulin palët në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë kompromisin politik. Nëse kjo ndodh PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe Shqipëria do të shmangë kthimin pas në zhvillimin e saj demokratik dhe në procesin e integrimit europian.  Seanca e mbrëmshme parlamentare dhe vota pro vettingut e LSI shtoi argumentat e mosdaljes të LSI nga koalicioni qeverisës me PS. Por qëndrimet e LSI për qeveri besimi, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, paralajmërimi se mund të tërheqë ministrat dhe zv.ministrat e saj nga qeveria nëse kjo i shërben daljes nga kriza ende lënë përshtypjen se kjo forcë politike pragmatike edhe mund të dalë nga qeveria.

Ilir Meta Parlamentspräsident Albanien (Ralf Gjoni)

Ministrat e saj  kanë bërë publike ambicien që në garën e 18 qershorit LSI synon rezultate që të sjellin një qeveri me kryeministër Ilir Metën. Aritmetika e numrave e bën të vështire realizimin e kësaj ambicjeje. Koalicioni PS-LSI i dalë nga zgjedhjet e 2013 dëshmoi që votat më të shumta të elektoratit të majtë i merr PS dhe jo LSI. Ndërsa në koalicionin PD-LSI të pas zgjedhjeve të vitit 2009 votat  më  të shumta i kishte PD, që e bënë Berishën kryeministër në 4 vitet në vazhdim. Si mund të lëvizë LSI për të patur liderin e saj kryeministër? Në qarqet e analistëve politikë të Tiranës nuk mungojnë zërat që nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes në zgjedhjet e 18 qershorit të LSI me PD,  nëse PD i premton Metës postin e kryeministrit, nëse merr shumicën e votave.

Analistët e shohin këtë hipotezë edhe si një mundësi për rilindjen e PD dhe ardhjen e protoganistëve të rinj në skenën politike të së djathtës. Nuk mungon as hipoteza për mundësinë e krijimit të një qeverie me bazë të gjerë PS-PD që më e pakta do të conte përpara procesin e vettingut. Por tani për tani hamendësimet fillojnë me fjalët:  nëse apo sikur dhe të kujtojnë proverbin francez “me nëse dhe sikur mund të fusësh Tour Eiffel në një shishe”.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

4 shtete në ndjekje të skafit me 1.5 ton kanabis nga Shqipëria (Foto/Video)

Next Post

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.