MUHAMET HAMITI
I)…do të ketë vetëm nji shtypshkronjë, e cila do të botojë vetëm nji abetare, vetëm nji libër të historisë, vetëm nji libër të filozofisë, vetëm nji tregim, vetëm nji novelë, vetëm nji roman, vetëm nji dramë, vetëm nji sonet, vetëm nji baladë, vetëm nji gazetë të përditshme, vetëm nji revistë, do të ketë vetëm nji radiotelevizion, i cili do të emitojë vetëm nji kangë, vetëm nji simfoni, vetëm nji melodi, vetëm nji lajm, vetëm nji informatë, vetëm nji shënim, vetëm nji vështrim, nji kritikë shoqënore, vetëm nji kritikë letrare…. Anton Pashku, romani “Oh” (1971), marrë nga “Oh”, Rilindja, Prishtinë, 1986, ff. 114-115.
II) Fakti më i rëndësishëm për këtë histori të kohëve të reja – të paktën për qëllime të kësaj rrëfenje në të cilën lexuesi më shoqëron – është se shumë institucione nga regjimet komuniste e kanë mbijetuar rënien e tyre në mënyra nganjëherë vegjetative, nganjëherë aktive në mënyrë monstruoze, ndonëse të zhvendosura…Carlos Fuentes, “Adam in Eden” (Adami në Eden), roman, përkthimi në anglisht, botues Dalkey Archive Press, London, 2012, fq. 188.
***
Te Pashku (1937-1995) ynë postulohet ekzistenca e Njishit në një botë autoritare-distopike evropiane, ndërsa te meksikani Fuentes (1928-2012) postulohet syrgjynosja e një pretendenti për shkrimtar nga “republika e letrave prej papës letrar”, prej Njëshit të letërsisë, në ambientin latino-amerikan. (Fuentes, “Adam in Eden”, f. 73)






















