Në mbledhjen e ministrave të G7-tës, në qytetin veriperëndimor italian, Luka, kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të pesë vendeve të rajonit, që e kundërshtojnë sundimin e Assadit: Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Katari.
Ekziston një presion që Rusia t’i ndërprejë lidhjet me Assadin, për shkak të akuzave se kishte lansuar sulm kimik, javën e kaluar, në një qytet që është nën kontrollin e kryengritësve.
Britania dhe Kanadaja kanë thënë se sanksionet kundër Rusisë mund të ashpërsohen nëse Moska e vazhdon mbështetjen për qeverinë e Assadit.






















