Këtë deklaratë, Selamanaj e ka dhënë pas reagimit të Drejtorit të ashtuquajtures Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ndaj deklaratave të deputetit Daut Haradinaj për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.
Ky është reagimi i plotë i kruet të Deçanit, Rasim Selmanaj:
Edhe Gjuriqi qenka shqetsu prej dekleratave të Daut Haradinajt!
Ndersa ne që jetojmë në vendin ton spaskemi të drejt të shqetsohemi me dosjet e shpifura të shtetit fashist të Serbisë së Millosheviçit ndaj Ramush Haradinajt i cili kishte fituar edhe para drejtësisë nderkombëtare!
Kushdo që pretendon ekstradimin e Ramushit në Serbi ju themi se kjo është rrenim i të gjitha të arritura të bashkësisë nderkombëtare në Kosovë dhe cenim i lirisë së fituar me gjak!
Nese krijohet një situat e tillë që une nuk besoj personalisht, atëhere kerkush në këtë vend nuk do të ndihet i lirë pra as serbet!
Ramushi duhet të kthehet në Kosovë që të mos kemi situata të cilat nuk i dëshirojmë! Ramush Haradinaj duhet te kthehet në Kosovë këtë duhet ta dijnë të gjithë, pra edhe Franca që është vënë në shërbim të politikave të Millosheviqit!























