Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, janë tre persona të dyshuar për këtë akt, të cilët janë larguar nga vendi I ngjarjes, duke dëmtuar edhe vetura tjera gjatë largimit.
“Të dyshuar në këtë rast janë tre persona të cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë BMË me ngjyrë të zezë dhe gjatë largimit me veturën e lartcekur në lëvizje kanë bërë dëmtime edhe të tri veturave të tjera”, ka thënë Hoxha.
“Njeri nga viktimat ka marre lëndime nga arma e zjarrit në kraharor dhe në dorë, i cili është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa viktima tjetër ka marrë gërvishtje të cilat dyshohet të jenë po ashtu nga arma e zjarrit”, ka shtuar ai.
Hoxha ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë e hetuesisë rajonale dhe të teknikës kriminalistike të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe hetime intensive janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka shtuar Hoxha.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të rasti iniciohet si ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘dëmtim prone’.























