Ai ka thënë se Kushtetuta është një ëndërr e cila u bë realitet në vitin 2008, dhe është krijuar për ta zbatuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
“Kushtetuta është identiteti i shtetit tonë. Është dokumenti themelor në misionin euro-atlantik të Kosovës. Është ëndërr e cila u bë realitet në vitin 2008”, është shprehur Veseli.
Sipas Veselit, Kushtetuta garanton sovranitetin e popullit pa legjitimitetin e të cilëve askush nuk mund të qeverisë, dhe gjithashtu sovranitetin e ligjit, duke shtuar se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.
Në fund ai ka thënë se zgjidhjet e problemeve të qyetarëve vijnë nga njerëzit që e duan shtetin e Kosovës.























